Rjedhin nga veprimtari kriminale, sekuestrohen 360 mijë euro pasuri në Vlorë

Rjedhin nga veprimtari kriminale, sekuestrohen 360 mijë euro pasuri në Vlorë

136
0
Shares

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme në qytetin e Vlorës.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale,  në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme :

2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punen per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY