E quajti Berishën ‘plak autik’, psikologia reagon ndaj deputetit: Kërkoni falje, një...

E quajti Berishën ‘plak autik’, psikologia reagon ndaj deputetit: Kërkoni falje, një epitet fyes…

767
0
Shares

Deputeti Alket Hyseni, në një reagim të djeshëm, teksa i përgjigjej denoncimit që ish-kryeministri Berisha bëri publike, e quajti Berishën, një plak autik, një epitet që shkaktoi reagime, pasi prek një pjesë të shoqërisë që përpiqen të luftojnë kundër këtij fenomeni.

Psikologia e njohur Denata Toce, përmes një reagimi në rrjetet sociale, fton deputetin të kërkojë falje publike, duke listuar se me përdorimin e atij epiteti, ai i ka dhënë shoqërisë 3 mesazhe.

Reagimi i plotë

Z. Alket Hyseni,

Ju ftoj të kërkoni falje publike për përdorimin e fjalës “autik” si një epitet fyes për një prej figurave politike të vendit. Ju i keni dhënë shoqërisë të paktën tre mesazhe:

1. Përdorimi i “Autizmit” si konotacion negativ duke ndihmuar kështu stigmen të zë më shumë vend mes nesh

2. Të sjellë në vëmendje “autizmin” si një Çrregullim i cili nuk ka shpresë si për fëmijët dhe për familjarët që kalojnë kohë më këta fëmijë. Ndërkohë që shumë prej tyre ia dalin lehtësisht të jenë pjesë e shoqërisë. Por duket se deputeti nuk ka shumë informacion, ose më mirë aspak, dhe për më tepër, mungesë ndjeshmërie ndaj njerëzve me aftësi ndryshe. E ftojë gjithashtu deputetin të kryqëzojnë një herë jetën e tij pranë një fëmije apo individi me autizem, ka shumë gjasa që do ndryshojë mendje në raport me epitetin që i ka vendosur në mesazhin e tij ish kryeministrit. Fëmijët me autizëm nuk fyejnë dhe gënjejnë, nuk ngrëne kurthe dhe shantazhojne, nuk vjedhin dhe propagandojnë. Ata thjesht janë më të mirë se ju, ky është fakt! Dhe një gjë është e sigurt, që e mbajnë fjalën e dhënë. Janë me “burra” se ju! E pra, matuni mire herës tjetër që ju shkon ndërmend të përdorni një epitet si ky, apo ndonjë tjetër si ajo e sindromes Doën. Edhe në këtë rast, betejën e “njeriut të mirë” e keni humbur. Fitojnë prapë ata✌️

E se fundmi, po ju them se me këto epitete, iu përgjigjet thirrjes për ndihmë të prindërve me fëmijë në vështirësi zhvillimi, me sytë nga politika, se për ata ka shumë pak shpresë që të kenë mbështetjen tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY