Alarmi për përmbytjet, dy qytete rrezikojnë ditën e nesërme

Alarmi për përmbytjet, dy qytete rrezikojnë ditën e nesërme

290
0
Shares

Prej disa muajsh tashmë, moti i Shqipërisë është dominuar nga koha e mirë pa reshje, por duket se duke filluar nga dita e nesërme, problem nuk do të jetë vetëm i ftohti.

IGJEUM ka paralajmëruar se Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive të shiut, e për pasojë rreziku për përmbytjet do të jetë i lartë.

“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”- paralajmeron IGJEUM.

Reshjet

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 18 °C në vendet malore: 4 / 10 °C

Era

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë”, njoftohet ndër të tjera.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY