Përplasje te Unaza e re, policia sulmon protestuesit, shoqërohen 6 persona

Përplasje te Unaza e re, policia sulmon protestuesit, shoqërohen 6 persona

189
0
Shares

Tensionohet situata tek  Unaza e Re. Banorët kanë prishur rrethimin e një prej firmave të ndërtimit që do të ndërtojnë  projektin e Unazës së Re.

Kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke i larguar nga rrethimi. Ka konfrontim mes banorëve, efektivë të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë vazhdimisht nga protestuesit hidhen kapsollë.

Protestuesit thonë se policia ka shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe një 17 vjeçar.

“Mos na provokoni, lironi çunat”, janë disa nga thirrjet e banorëve.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i pranishëm në protestë, u ka bërë thirrje banorëve të mos krijojnë incidente me policinë.

Balliu: Nuk e ka fajin policia, asnjëri prej jush këtu nuk e ka me policinë e shtetit.Ju doni shtëpitë tuaja, jeni në të drejtën tuaj, u mbron ligji, u mbështesin qytetarët shqiptarë. Por fajin nuk jua kanë këta policë që janë këtu duke bërë detyrën e vet, mos krijoni përplasje me policinë e shtetit, janë në mbështetje tuaj për t’ju mbrojtur ju.

Nëse ka të shoqëruar dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë do të mbahet përgjegjësi. I bëj thirrje policisë së shtetit të tërheqë këta trupa këtu për të normalizuar situatën. Kemi informacion që janë shoqëruar disa persona, i kërkojmë policisë së shtetit ti lirojë urgjentisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY