Banorët e Astirit protestojnë kundër projektit, ARRSH ka një njoftim të rëndësishëm...

Banorët e Astirit protestojnë kundër projektit, ARRSH ka një njoftim të rëndësishëm për ta

228
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu ka bërë thirrje banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

ARRSH në një deklaratë për mediat thotë se  kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % të poseduesve të objekteve që preken nga projekti ndërsa pjesa tjetër e banorëve nuk janë paraqitur.

Deklaratë për mediat nga ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3.

36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.

Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës.

Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që u nevojitet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY