‘Kam sakrifikuar për Shqipërinë’, Mavraj bën autokritikë, Panuccit i mbetet dhe një...

‘Kam sakrifikuar për Shqipërinë’, Mavraj bën autokritikë, Panuccit i mbetet dhe një mundësi

210
0
Shares

Mërgim Mavraj ka dale së bashku me trajnerin Christian Panucci  në një konference për mediat.

Kapiteni Mavraj e la vetëm skuadrën në minutën e 22’ të ndeshjes me Skocinë, pas ndëshkimit me karton të kuq. Kartoni i kuq u komentua gjatë nga tifozët të cilët e kritikuan duke thënë se e bëri qëllimisht.

Mavraj nuk ka ngurruar të kërkojë falje duke shkruar në rrjetet sociale.

E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për kombëtaren kam luajtur edhe i dëmtuar dhe kur im atë luftonte për jetën, ndaj ajo që u kërkoj është që të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim dashurinë për këtë fanellë që do ta mbroja dhe me gjak.

“Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim, nëse jemi të ndare, atëherë kushdo mund të na mposhtë. Me respekt, Mergim Mavraj”, – shkruan mbrojtësi në profilin e tij në rrjetet sociale.

Kur jemi një ditë para ndeshjes me Uellsin, Mavraj premton ndryshim të rezultatave dhe të lojës të kombëtares. Panucci nga ana tjetër, ka mundësinë e fundit për të treguar që është i denjë për të drejtuar Kombëtaren tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY