Deputetja: Borxhi i paralajmëruar, ekonomia po shkon drejt humnerës

Deputetja: Borxhi i paralajmëruar, ekonomia po shkon drejt humnerës

140
0
Shares

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku në një reagim në rrjetet sociale, ka marrë në analizë gjithë problematikën e projektit ‘1 miliard euro’ si dhe borxhi publik.

Sipas saj, ky projekt  është një nismë shkatërrimtare për arkën e buxhetit të shtetit. Tabaku nga ana tjetër, përmend faktin se vitin tjtër, borxhi pritet të shkojë më shumë se 83%.

Kjo do të ketë pasoja të rënda, shkruan deputetja duke filuar me rritjen e taksave, mbylljen e bizneseve dhe dobësimin e ekonomisë.

Reagimi i plotë

Një vit më parë në ditën e miratimit të buxhetit në emër të grupit parlamentar të PD propozova amendamentin për mosrritjen e borxhit dhe rreshtova gjithashtu problematikat e projektit “1 miliard euro”. Fatkeqësisht për shqiptarët qeveria dhe mazhoranca ndërmorri nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë.

Skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër duke përfshirë në një skemë piramidaleis gjithë buxhetin e shtetit. Sot shqipëria ka një borxh publik 71% të PBB-së ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së. Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëvve.

Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to. Nis një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi. Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD, biznese do të mbyllen duke marrë me vete në humnerë ekonominë dhe të ardhurat e gjithsecilit prej nesh ndërsa qeveria shfaq filmin me zë të propagandës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY