Dita e 16-të e protestës, banorët e Astirit largojnë fadromat e kompanisë:...

Dita e 16-të e protestës, banorët e Astirit largojnë fadromat e kompanisë: Ta harrojnë që të punojnë këtu….

435
0
Shares

Banorët e Astirit kanë hyrë në ditën e 16-të të rezistencës së tyre ndaj projektit të Unazës së  Re e cila i hap rrugë shembjes së banesave të tyre.

Një ditë më parë, ata u njoftuan se do të fillonte ndërhyrja me fadromë dhe kështu do të prisheshin ndërtesat e para. Por banorët nuk e kanë lejuar këtë gjë.

Të pranishëm që në orët e para të mëngjesit, ata nuk kanë lejuar që fadroma të hyjë në zonë, duke filluar me shembjen banesave që nisin nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi ‘Shqiponja”.

Për mediat, ata shprehen se kanë nisur të presin pemët e të largojnë ndriçimin, por nuk do t’i lejojnë të vijojnë.

“Ta harrojë Salillari e babai i Salillarit që këtu nuk punohet pa marrë lekët më parë, cen për cen. I bëjmë thirrje që të heqin makineritë pasi janë të gjithë pa leje”, u shpreh një nga protestuesit para mediave.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i avokatit të popullit, ka zbarkuar në zonë për të bërë vëzhgimet lidhur me këtë situatë. Sipas tij, po mblidhet informacioni i nevojshëm.

Sigurisht që po e mbikëqyrim situatën. Avokatja është prononcuar publikisht për rastin e dhunimit të një gruaje. Ne po mbledhin informacion, por po ndjekin edhe rastin e zonjës e cila tregoi se është dhunuar nga policia. Pikërisht për këtë kemi ardhur për të vëzhguar”, tha një nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit në një prononcim për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY