Bora bllokon rrugën, pala greke ndalon lëvizjen e autobusëve në Kapshticë

Bora bllokon rrugën, pala greke ndalon lëvizjen e autobusëve në Kapshticë

295
0
Shares

Moti i keq dhe bllokimi i një aksi rrugor në Greqi ka detyruar palën greke në doganën e Kapshticës të mbyllin qarkullimin për kalimin e autobusëve dhe të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Në një njoftim për mediat, policia kufitare e Kapshtices thotë se do të lejohen të kalojnë në territorin grek vetëm autoveturat, por edhe ato me zinxhir.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor. Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Policia Kufitare, apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë,  ta anullojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY