VIDEO/Basha me të rinjtë në Berat: S’ka arsye për frikë, nuk ka...

VIDEO/Basha me të rinjtë në Berat: S’ka arsye për frikë, nuk ka qeveri që i bën ballë popullit

132
0
Shares

Pas prezantimit të platformës së Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takime me të rinjtë në qytetin e Beratit.

Teksa të rinjtë i kanë treguar shqetësimet e tyre, Basha deklaroi se nuk ka qeveri që i bën ballë popullit kur ai çohet dhe e kundërshton.

Këtu ai iu referua të rinjve prezentë në takim, ku tha se nëse ata do të ngriheshin kundër qeverisë, e keqja do të merrte përgjigje vdekjeprurëse.

Janë mbyllur 250 shkolla, në një vend ku mjekët largohen sepse kanë pagat më të ulëta në rajon. Sikur të çohet vetëm rinia e Beratit, të jenë të sigurt se e keqja merr një përgjigje vdekjeprurëse. Askush nuk ka arsye të ketë frikë, frikë duhet të kenë ata që mbajnë peng të ardhmen tuaj.”tha Basha.

Basha u shpreh se kur pushteti kthehet në dhunues të ligjit, qytetarëve iu lind e drejta për të sprapsur atë.

Ata që thuhet se përfaqësojnë bashkinë, ata nuk përfaqësojnë bashkinë, por interesat e tyre. Nuk ka shtet që ka mjaftueshëm qeli për të burgosur popullit, ku ai çohet largohet qeveria. Nuk ka qeveri që i bënë ballë popullit. 290 mijë shqiptarë hanë një vakt në ditë” u shpreh Basha.

LIVE. Bashkëbisedim me të rinjtë e Beratit!

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 18 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY