PD kërkon arrestimin e Dakos: Ja përgjimet nga të cilat nuk shpëton...

PD kërkon arrestimin e Dakos: Ja përgjimet nga të cilat nuk shpëton dot

167
0
Shares

Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë fort për arrestimin e kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka ka përmendur disa prej fakteve nga të cilat Dako nuk mund t’i shpëtojë dot burgut.

Noka thotë se dosja 339 është simboli që ka zbuluar skemën e përdorur nga Edi Rama në të gjithë Shqipërinë, për të grabitur vota me ndihmën e kriminelëve, në këmbim të favoreve në prona, tendera publikë dhe lehtësi në marrëdhënie me policinë.

Kjo skemë provohet nga përgjimet e bëra publike deri tani:

Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylajn, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore, e provon këtë.

• Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor, po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj, e provojnë këtë.

• Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, e provojnë këtë.

Në mbyllje së fjalës së tij, deputeti thotë se mos arrestimi iVangjush Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Përgjimet e dosjes 339 provojnë se Vangjush Dako bashkëpunoi me bandat për të blerë vota për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës. Flamur Noka, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Dimanche 18 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY