BREXIT/Theresa May ua bën të qartë kritikëve: As largimi im nuk do...

BREXIT/Theresa May ua bën të qartë kritikëve: As largimi im nuk do iu ndihmonte…

123
0
Shares

Theresa May u është përgjigjur kritikëve të saj lidhur me Brexit. Kryeministrja britanike u ka thënë kritikëve të saj se largimi i saj nuk do ta bënte më të lehtë këtë situatë me Brexit.

Zonja May është përballur kohët e fundit me një sër zhvilimesh kundër saj. Kujtojmë këtu se disa prej deputetëve të saj i janë kthyer kundër që nga publikimi i planit të saj për largimin nga BE të mërkurën. Për këtë May  tha se kishte një javë “kritike” përpara.

Bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE do të vazhdojnë javën e ardhshme, tha ajo.

Ka pasur kritika të shumta përsa i përket draftit të marrëveshjes së tërheqjes mes Britanisë së Madhe dhe BE, e cila do të nënshkruhet në një samit të posaçëm javën e ardhshme.

Ka gjithashtu dyshime se a do mund të fitojë miratimin e Dhomës së Përbashkët, me partitë e opozitës, duke përfshirë këtu dhe Partinë Demokratike të Irlandës së Veriut.

Disa ministra të kabinetit kanë dhënë dorëheqjen dhe të tjerët besohet të jenë ende duke u përpjekur të ndryshojnë formulimin e tij.

Pse njerëzit janë të pakënaqur me Brexit?

Draft dokumenti përcakton kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë detaje të tilla si sa para do të paguhen në BE, detajet e periudhës së tranzicionit dhe të drejtat e qytetarëve.

Si Mbretëria e Bashkuar dhe BE duan të shmangin pjesën me Irlandën e Veriut, kështu që ata ranë dakord të përfshijnë në marrëveshje një plan të përkohshëm për rastin e Irlandës- në rast se ata nuk mund të arrijnë një marrëveshje tregtare afatgjatë e cila e bën këtë.

Kjo do të thotë që Irlanda e Veriut do të qëndrojë më afër me disa rregulla të BE-së, të cilat kritikët thonë se është e papranueshme.

Dhe Mbretëria e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të largohej  pa miratimin e BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY