VIDEO/Basha nga Berati: Ja kushti për t’u kthyer në Kuvend

VIDEO/Basha nga Berati: Ja kushti për t’u kthyer në Kuvend

218
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike ka prezantuar platformën e PD në një takim me qytetarët e Beratit, nga ku ka folur  lidhur me vettingun në politikë, ku propozohet mënyra e çlirimit të politikës nga krimi.

Sipas Bashës, dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral dhe me ndëshkimin e atyre politikanëve të cilët Basha nuk hezitoi tua përmendte emrin sërish.

‘Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin, tha Basha.

Basha tha se Edi Rama futi duart në zgjedhjet dhe këtë e dinë të gjithë si ne dhe miqtë ndërkombëtarë. Sipas tij, mazhoranca e ka bllokuar nismën për ‘vetting në politikë’ duke theksuar se nuk do të kthehen në Parlament pa u bërë Vetting-u i politikanëve.

Janë dy pika kryesore të cilat përbëjnë platformën e PD:

”E para dhe më e rëndësishme, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi. Nuk bëhet asnjë kompromis pastrim i i politikanëve nga kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthimi në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Zgjidhja është para jush. Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët, tha Basha.

LIVE – Takim me qytetarët e Beratit. Prezantimi i platformës për clirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 18 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY