Panucci pas ndeshjes: Ishte faji im komplet, djemtë nuk kanë faj… i...

Panucci pas ndeshjes: Ishte faji im komplet, djemtë nuk kanë faj… i marr të gjithë vetë përsipër

193
0
Shares

Kombëtarja jonë zhgënjeu mbrëmjen e djeshme në ndeshjen me ekipin e Skocisë, me një rezultat që solli heshtjen dhe dëshpërimin e tifozëve.

Skocia shënoi 4 gola ndaj nesh duke kujtuar që përballja ishte në vendin tonë. Pas ndeshjes, tifozët shpërthyen në sharje kundrejt trajnerit Panucci dhe të shumtë ishin reagimet në rrjet të cilët fajësonin trajnerin për performancën e dobët që Shqipëria ka treguar në këto javë.

Pannuci për Supersport i ka quajtuar reagimet mëse të drejta, duke pranuar se ishte teresisht gabimi i tij. Ai u përgjigj se i konsideronte kritika ndaj tij, dhe kjo është më mirë se t’iu bëhej lojtarëve.

Pas golit të dytë, shumë të heshtur. Çfarë do donit të kishin bërë ndryshe lojtarët?

Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Fajim im komplet, djemtë nuk kanë faj.

A keni më motiv për të ndryshuar këtë skuadër?

Patjetër, besoj shumë tek ky ekip. Do mundohemi që të bëjmë gjërat më mirë. Kjo ndeshje doli jashtë kontrollit, por ky ekip ka kualitete

A e keni besimin e lojtarëve, apo ndiheni i tradhtuar?

Nuk ndihem i tradhtuar, absolutisht. Çdo gjë është gabimi im. Zgjedhjet e mia janë të gabuara, sollën këtë humbje. Nuk fajësoj askënd.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY