Makina përplas 3 persona në aksin Levan – Tepelenë

Makina përplas 3 persona në aksin Levan – Tepelenë

186
0
Shares

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”, në aksin rrugor Levan – Tepelenë. Mësohet se si pasojë kanë mbetur të dëmtuar 3 persona të cilët janë dërguar për në spital. Policia bën me dije se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 16.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin J. Sh., vjeç 44, banues në fshatin Drizar, pasi në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzmadhit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Y. Sh., vjeçe 37, J. Sh., vjeç 6, I. T., vjeç 57, banues në fshatin Drizar, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY