SKANDAL/ Onkologjiku nuk ka ilaçe, shtyn seancat e kimioterapisë për në janar

SKANDAL/ Onkologjiku nuk ka ilaçe, shtyn seancat e kimioterapisë për në janar

96
0
Shares

Në shërbimin e onkologjisë nuk punon as sistemi i radhës. Në fakt, është e pamundur të vihet rend e rregull në një shërbim ku thuajse çdo muaj mungon mjekimi.
Si duket, as muaji dhjetor nuk i ka kursyer pacientët që vuajnë nga sëmundja e rëndë e kancerit.
Burime brenda këtij shërbimi konfirmojnë për “Shëndet plus” mungesën e disa citostatikëve, midis tyre oxaliplatin, irinotekan, herceptinë.
“Për muajin dhjetor kemi pasur goxha probleme. Pacientët që kishin për të marrë herceptinë me datë 14 të këtij muaji nuk e morën. Ua shtymë datën. Në janar drejtoria na ka thënë që ka marrë masat për ta sjellë. Problem ka qenë edhe mungesa e oxaliplatin, irinotecan, të cilat ka më shumë se tre javë që nuk janë. Presim janarin”, shprehen burimet.
Onkologjia dhe hematologjia vazhdojnë të jenë dy nga shërbimet më problematike.
Hematologjia, shërbimi ku marrin trajtim të sëmurët me kancer gjaku gjithashtu po përballet me mungesën e theksuar të medikamenteve. Pacientët janë detyruar të firmosin fletëdaljen nga ky shërbim edhe pse nuk kanë mundur të marrin mjekimin e duhur asnjë ditë të vetme përgjatë këtyre tre javëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY