Atentati në Shkodër, gazetari i kronikës: Autorët janë filmuar nga kamerat

Atentati në Shkodër, gazetari i kronikës: Autorët janë filmuar nga kamerat

430
0
Shares

Gazetari i kronikës Spartak Koka pohoi sot se autorët e atentatit që tronditi pak ditë më parë Shkodrën, ku mbeti i vrarë Fatos Verracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj, janë filmuar nga kamerat e sigurisë. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Koka tha se brenda pak ditësh policia do të publikojë videon në fjalë, ku shihen autorët, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve për t’i identifikuar.

Po ashtu Koka tha se deri më tani policia nuk ka asnjë provë, përveç pamjeve filmike dhe motorit të gjetur i djegur në periferi të Shkodrës. Ai tha se vrasjet në Shkodër në të shumtën e rasteve kanë qenë larje hesapesh mes bandave apo dhe për hakmarrje.

“Fatos Verracaku është qëlluar me pistoletë nga një person që udhëtonte bashkë me një shokun e tij në një motor, dhe e ka goditur me precezion për ta eliminuar. Është plagosur dhe kunati i tij Fatmir Mehaj. Verracaku ishte biznesmen. Provat janë motori i djegur që është gjetur në një lagje. Dy persona janë të dyshuar. Ka kamera sigurie që kanë evidentuar kalimin e tyre në rrugë të Shkodrës, por ende nuk ka asnjë provë që mund të sjellë motivet e kësaj ngjarje. Mesa kam dijeni Policia do të publikojë brenda këtyre ditëve dhe pamjet filmike dhe do të japë dhe shpërblim për qytetarët. Deri tani nuk ka asnjë informacion për autorët. Familjarët e viktimës janë shprehur se nuk kanë konflikte dhe se dinë se kush fshihet pas ngjarjes. Shkodra shënon një rikthim të ngjarjeve kriminale. Në 1 shtator është vrarë kushëriri i viktimës, Arjan Ferracaku. Po ashtu janë rrëmbyer dy persona të tjerë. Më 10 gusht u ekzekutua Fatbardh Lici. Më 15 korrik është vrarë Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij. Më 18 qershor u vra Medi Kavaja dhe më 13 janar është ngjarja terrorizuese ku mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre shënjestra e atentatit, Gëzim Kulla. Vrasjet kanë lidhje me përplasjet e krimit të organizuar apo ngjarje që lidhen me hakmarrjet. Janë ngjarje me agresivitet dhe me mesazhe të ashpra ndaj personave apo armiqve të tyre si dhe mesazh e karshillik që i bëhet forcave të rendit. Flasim për një sagë vrasjesh që ka shkaktuar panik tek qytetarët e thjeshtë”, tha Koka.

Gazetari Spartak Koka u shpreh se Shkodra ka dalë nga kontrolli i policisë dhe përplasjet mes bandave në këtë qytet janë të ashpra.

“Shkodra ka dalë nga kontrolli i policisë. Kush janë institucionet që bashkëpunojnë me bandat duhet të bëhet publike. Shkodra po tregon e përplasjet janë të ashpra. Sa i përket të arrestuarve dhe personave me precedentë në Shkodër dhe Vlorë mund t’ju them se tipologjitë në dy qytetet janë ndryshojnë. Në Vlorë kemi përplasjet për trafikun e drogës, ndërse në Shkodër është luftë për territore”- tha gazetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY