Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Manastirit. Mësohet se kreu i shtetit shqiptar është pritur nga dhjetra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës se Maqedonise, Asaf Ademi.
Po ashtu mësohet se Meta ka vizituar shtëpinë muze ku i mblodh Kongresi i Manastirit, ndërsa shoqërohej nga dhjetra shqiptare. Mes të tjerash Meta shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.
“I uroj mbare kombit shqiptar gezuar 110-vjetorin e Alfabetit te gjuhes shqipe. Me shume emocion rikthehem ne Manastir. Te bejme gjithcka qe kjo ndertese historike per shqiptaret te pasqyroje me se miri kontributin e patrioteve shqiptare. Pa Kongresin e Manastirit do te kishte qene e veshtire edhe shpallja e Pavaresise se Shqiperise. Shqiptaret faktor progresist ne sherbim te paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit”, tha Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/