Flori Mumajesi i sëmurë? Gazetarja zbulon sëmundjen nga e cila ai vuan

Flori Mumajesi i sëmurë? Gazetarja zbulon sëmundjen nga e cila ai vuan

1034
0
Shares

Këngëtari Flori Mumajesi është një ndër të preferuarit e gjithë estradës shqiptare, kjo pasi këngët e tij kthehen në hite dhe arrijnë të mbeten gjatë në memorien e dëgjuesve.

Por, po bën disa kohë që Flori nuk është bërë i gjallë, dhe kur e themi këtë kemi parasysh që nuk ka dalë të performojë në skenë dhe as në ndonjë club. E vetmja gjë që dimë është se kompania e tij ‘Threedots Albania’ ka mbështetur dhe prodhuar disa këngë të bukura ditëve të fundit në bashkëpunim me zëra të dëgjuar si Ronela Hajati apo Kejsi Tola.

Çfarë po ndodh me Florin? 

Në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasani, si çdo të premte, u diskutuan ngjarjet më të fundit të showbizz-it shqiptar dhe të huaj.

Gazetarja Megi Bilo zbuloi se Flori Mumajesi vuan nga një problem shëndetësor me mëlçinë dhe kjo ka qenë arsyeja përse kantautorin nuk e kemi parë në koncerte apo me ndonjë projekt të ri muzikor.

Deri më tani, Flori nuk ka dhënë asnjë reagim në asnjë nga rrjetet e tij sociale apo përms miqve të tij. Mbetet për t’u parë nëse Flori është më të vërtetë i sëmurë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY