‘Unaza e Re’, Nishani: Fashistët e rinj po dhunojnë Kushtetutën, shpejt...

‘Unaza e Re’, Nishani: Fashistët e rinj po dhunojnë Kushtetutën, shpejt do u vijë radha…

119
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani është ndalur tek çështja e fundit e cila ka shkaktuar jo pak reagime në opinonin publik dhe jo vetëm.

Nishani ka marrë në analizë gjithë problematikën e projektit të Unazës së Re e cila ka sjellë që banorët e kësaj zone të dalin në protesta për të kundërshtuar zbatimin e këtij plani i cili i hap rrugë shembjes së shtëpive të tyre.

Nishani shkruan se dhe kur ishte president i Republikës haste gjithmonë raste të tilla të veprimeve antikushtetuese të qeverisë Rilindëse, sidomos për ligjin e pronave.

Ai e cilëson këtë qeveri si ‘fashistë të rinj të vetëquajtur antifashistë’, e cila sipas tij është duke injoruar e dhunuar çdo parim e gërmë të Kushtetutës së Shqipërisë (Kapitulli i Lirive dhe Drejtave Themelore)ku po vendosin ti marrin pa kundërshpërblim të drejtë shtëpitë e bisneset qindra familjeve.

”Qytetarët tek Unaza e Re nuk janë kundër investimit dhe përmirësimit të infrastrukturës. Interesi i tyre në këtë përmirësim është më i madh se interesi i rilindësve. Por interesi i rilindësve nuk është infrastruktura për qytetarët por që hapësira e pamatë, shkëlqimi i rrugës, paratë e shqiptarëve të shkojnë përpara pallateve të ndërtuara prej oligarkëve të rilindësve,” shkruan Nishani.

Reagim i plotë

Të nderuar miq, kur kam bërë betejën time institucionale si President i Republikës me veprimet antikushtetuese të Qeverisë Rilindëse për shumë ligje skandaloze të saj e midis të tjerash ligjin për PRONAT jam ndeshur me sulme dhe shpifje mjerane se gjoja isha i motivuar politikisht apo për interesa të konfliktit personal.

Nuk jam angazhuar tu kthej përgjigje shpifarakëve për arsye se qëllimi im nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë thjesht të instaloj një debat shterpë me anarkistët.
Anarkia nuk e kupton dhe as e meriton debatin kushtetues, institucional dhe civil.
Qëllimi im ka qenë dhe mbetet denoncimi dhe sensibilizimi i bashkëqytetarëve për rrezikun real që ekziston dhe rritet çdo ditë ndaj lirive, të drejtave dhe normalitetit tonë qytetar e shoqëror.

Pikërisht në ligjin e PRONAVE, mospajtimi im ishte dhuna e atij akti ndaj të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për pronën dhe gëzimin e saj.
Sot, kemi jo një por disa raste kur evidentohet qëllimi fashist i atij ligji të rilindësve.
Më i fundit barbaria e një pushtetit anarkistësh mbi qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” pa asnjë procedurë ligjore, duke injoruar e dhunuar çdo parim e gërmë të Kushtetutës së Shqipërisë (Kapitulli i Lirive dhe Drejtave Themelore) vendosin ti marrin pa kundërshpërblim të drejtë shtëpitë e bisneset qindra familjeve.
Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk ngurojnë as ti quajnë shpellarë (njerëz të kategorisë së dytë) ata shqiptarë “faji” i vetëm i të cilëve është se ata nuk janë oligarkë që të financojnë blerjen e votave apo vrasës e trafikantë që të vjedhin e grabisin vota për rilindësit.
Fashistët e rinj të vetquajtur “antifashistë” nuk kanë nevojë më, të shantazhojnë e kërcënojnë gjyqtarët për interesat e tyre, ata i kanë asgjesuar fare gjykatat kryesore, atë të Lartë dhe atë Kushtetuese.

Fashistët e rinj nuk kanë nevojë ti mbyllin me ligj mediat, ata i blejnë dhe i vënë në shërbim të tyre pikërisht me paratë që ju grabisin qytetarëve duke ju marrë pronat e bisneset.
Fashistët e rinj nuk kanë nevojë të rilindin monizmin sepse ata i blejnë, vjedhin e tjetërsojnë votat me “karrotë” apo me “shkop”, si dha sa t’jua ketë qejfi, pa ju thënë askush “plaç” me gojë.

as hetimeve dhe denoncimeve prej agjensive të huaja të grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës në Vlorë, Shkodër, Krujë, Shijak, legjitimiteti kushtetues i kësaj qeverisje ka rënë.
Hetimet treguan se votat u blenë e u tjetërsuan nga vullneti i lirë i popullit. Parimet e Kopenhagenit kanë rënë totalisht në Shqipëri.

Fashistët e rinj nuk kanë nevojë për legjitimitet kushtetues. Me moralin, parimet, pushtetin e tyre ata i japin vetes të drejtë të injorojnë demokracinë dhe në vend të qeverisjes për ta bërë jetën e qytetarëve sa më të lehtë dhe normale ata kanë preokupimin ti shërbejnë paligjishmërisë dhe amoralitetit të oligarkëve.

Qytetarët tek Unaza e Re nuk janë kundër investimit dhe përmirësimit të infrastrukturës. Interesi i tyre në këtë përmirësim është më i madh se interesi i rilindësve. Por interesi i rilindësve nuk është infrastruktura për qytetarët por që hapësira e pamatë, shkëlqimi i rrugës, paratë e shqiptarëve të shkojnë përpara pallateve të ndërtuara prej oligarkëve të rilindësve.

Fashistët e rinj nuk kanë shqetësim shtëpitë modeste të familjve të thjeshta shqiptare por janë në hall për çmimet e shitjes së ndërtimeve të oligarkëve në zonën atje. Historia na ka mësuar shumë gjëra.

Mbi gjithçka atë se: “asgjë e askush nuk është i përjetëshëm”.
Shpejt do t’ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqimit me të drejtën dhe ligjin. Shpejtësinë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët.
Të gjithë, pa përjashtim!

Sot, jo vetëm familjet e Unazës së Re por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: “të jenë apo të mos jenë” ?!
Disa po ikin! Kjo nuk është e ardhmëja më e mirë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY