DENONCIMI/Aksidenti në Qafë-Thanë: Shoferi kishte pirë, fëmijët i shpëtoi zoti, urgjenca pa...

DENONCIMI/Aksidenti në Qafë-Thanë: Shoferi kishte pirë, fëmijët i shpëtoi zoti, urgjenca pa staf mjekësor

89
0
Shares

Mesazhi i një dëshmitari dixhital ka zbuluar të gjithë të vërtetat e aksidentit të ndodhur në Qafë-Thanë mbrëmjen e djeshme, nga ku u rrezikuan jetët e disa nxënësve nga Roskoveci.

Ka qënë ish-kryeministri Berisha ai që ka bërë publike mesazhin e dëshmitarti dixhital, i cili tregon se ambulanca u vonua dhe se shoferi kishte pirë dy birra dhe nuk drejtonte autobusin brenda normës së lejuar.

Gjithashtu, sipas mesazhit të tij, ngjarja u tentua të fshihej dhe se gjithë ekskursioni ishte organizuar nga kryetarja e Bashkisë.

MESAZHI I PLOTË

Ndihma e pare mjeksore per femijet e plagosur ne Qaf Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, femijet i shpetoj Zoti! sb

Pershendetje doktor Berisha, dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur.

Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe janë transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxënësit mos e beni publike, shume kanë thyer këmbët, duart e me fraktura te ndryshme. Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf.

Një nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra, sipas mendimit tone shpejtësia ishte tej normave te lejuara pavarësisht se rruga kishte lagështirë. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre. Anonim te lutem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY