74-vjetori i çlirimit të Tiranës, ironizon Rama: “Partizanin Çlirimtar” ta quajnë “Ballisti...

74-vjetori i çlirimit të Tiranës, ironizon Rama: “Partizanin Çlirimtar” ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”

195
0
Shares

Zv.Kryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar për 74-vjetorin e çlirimit të Tiranës, teksa shkruan se  sot përkujtohet dita kur u derdh gjak në luftën kundër pushtuesit të huaj.

Rama ka ironizuar duke sugjeruar se “meqenëse edhe sot, si në çdo 17 nëntor njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”, le t’ia ndërrojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificave të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashistë!”

Reagimi i plotë

17 nëntori i Tiranës antifashiste!

Tirana antifashiste sot kremton ditën e çlirimit prej pushtuesve nazifashistë.

Tirana antifashiste sot nderon luftën partizane dhe saktificat e qytetarëve të saj, të cilët dhanë gjithçka e pa asnjë rezervë, duke bënë një me partizanët e lirisë.

Tirana antifashiste sot nderon gjakun e derdhur në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kuislingëve shqiptarē.

Tirana antifashiste sot përkujton ditën e madhe të lavdisë së vet, 17 nëntorin e lirisë!

E meqenëse edhe sot, si në çdo 17 nëntor njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”, le t’ia ndërrojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificave të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY