Aksidenti i nxënësve në Qafë-Thanë, deputeti: Ishte dhe kryebashkiakja, organizoi eskursionin për...

Aksidenti i nxënësve në Qafë-Thanë, deputeti: Ishte dhe kryebashkiakja, organizoi eskursionin për zgjedhjet

182
0
Shares

Nxënësit nga Roskoveci shpëtuan mrekullisht ditën e djeshme nga aksidenti në Qafë-Thanë, i cili ndodhi për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe humbjes së kontrollit nga ana e shoferit.

Por, ajo çka u mësua nga ky aksident, ishte dhe situata të cilën e kishin krijuar dy komisariatet e policisë, ajo e Pogradecit dhe e Prrenjasit, të cilët nuk ishin paraqitur në vendngjarje, duke ia kaluar përgjegjësine njëri-tjetrit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar dhe të gjithë nxënësit janë pranë familjeve të tyre. Një reagim për këtë ngjarje e ka deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili shkruan se në një makinë private ishte dhe kryebashkiakja e Roskovecit, e cila organizon eskursione të vazhdueshme për zgjedhjet lokale.

Sipas Baçit, janë prindërit ata që po e informojnë me mesazhe duke i treguar se ajo përzgjedh nxënësit sipas bindjeve politike dhe i shoqëron vetëm me dy drejtoreshat e shkollave.  Baçi kërkon reagimin e Ministrisë së Arsimit për këtë situatë, pasi dhe drejtoritë e arsimit nuk kishin të informuara për këto eskursione.

Reagimi i plotë i deputetit:

Aksidenti i autobuzit, me nxenesit e shkollave te Rroskovecit, solli shqetsim, te madh, te prinderit e tyre dhe jo vetem.

Ju uroje sherim te shpejte dhe shume te shkuara.

Ministria e shendetsise duhet te marre masa, qe me mberritjen e tyre ne Rroskovec, keta nxenes te vizitohen, perseri nga mjeket, pasi ndihen te traumatizuar nga aksidenti, dhe nga rruga e larget.

Nga informacionet, qe vijne nga prinderit e nxenesve, ne autobuz ndodhet dhe kryetaria e Bashkise Rroskovec, ose i shoqeron me makinen e saje, eshte ajo qe organizon ekskursione, te njepasnjeshme, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Perzgjedh nxenesit, nga bindjet politike dhe i shoqeron vetme me dy drejtoreshat e dy shkollave, kur ne shoqerim duhet te jene mesuesit e tyre.

Rilindja ka filluar abuzimin, nuk ndalen, nuk ndryshojne, nuk duan ti ja dine edhe kur behet fjale per femije, boll, te realizojne qellimet e tyre.

Kryetaria e Bashkise Rroskovec, duhet te ndaloje, abuzimet me nxenesit, duke u justifikuar, me “projektet” qe ajo pergatit.

Ekskursionet, kur organizohen, behet me dije edhe Drejtoria Arsimore, gje qe ne rastin ne fjale eshte vertetuar qe nga Drejtoria Arsimore nuk ka dijeni, per kete ekskursion.

I bej thirrje Ministres se Arsimit te mbaje qendrim, per dy Drejtoreshat e Shkollave, qe kane lene mesimin dy dite dhe kane vene nxenesit ne dispozicion te Kryetares se Bashkise duke rrezikuar dhe jeten e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY