Dekreti i Lleshit, reagon Rama: Kur ka krisje ka dhe rrugëzgjidhje..

Dekreti i Lleshit, reagon Rama: Kur ka krisje ka dhe rrugëzgjidhje..

105
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas dekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë😊 Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur👍”, – shkruan Rama.

Edi Rama  në refuzimin e dekretit të parë, gjatë një deklarate në parlament, cilësoi se kishte një krisje institucionale të cilën shpresonte që presidenti Meta të mos e kthente në thyerje.

Dekreti për ministrin e Brendshëm solli shumë polemika, të cilat kryesisht lidhen me kushtetutën, pasi nuk mund të emërohej ndërsa ishte ende një gjeneral aktiv.

Pasi Presidenti e dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj kjo i hapi rrugë emërimit të tij në këtë post.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY