Ambasadorja turke në Kosovë është përfshirë në një aksident të rëndë së bashku me eskortën e saj.
Mediat kosovare shkruajnë se nga aksidenti i ndodhur sot në mbrëmje në Kosovë, kanë humbur jetën 3 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.
Pas lajmit të raportuar nga mediet kosovare, ka reaguar edhe Ambasada e Turqisë në Kosovë, e cila me anë të një prononcimi për Klan Kosova, është shprehur se gjendja e ambasadores Kiliç është e qëndrueshme, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/