LISTA/ Paralajmëron ISIS: Ambasada ruse në Tiranë objekt sulmi terrorist

LISTA/ Paralajmëron ISIS: Ambasada ruse në Tiranë objekt sulmi terrorist

75
0
Shares

Organizata terroriste ISIS ka publikuar një listë me adresat e ambasadave rusë në vende të ndryshme të botës, të cilat dyshohet se janë në shënjestër të sulmeve.
Tabloidi Dailymail ka publikuar një foto me adresat e disa ambasadave, ku mes tyre është edhe ambasada e Rusisë në Tiranë.
Lista PDF përfshin edhe ambasadën e Rusisë në Kampala (Uganda), Teheran (Iran), Baku (Azerbaixhan), por edhe në shumë vende të tjera.
Lista e ISIS u publikua pas ekzekutimit të ambasadorit Rus në Turqi Andrey G. Karlov, i cili u vra nga një i ri, ish punonjës i policisë turke.
Në momentin që ai qëlloi mbi ambasadorin rus bërtiti: “Zoti është i madh” dhe “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë”.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ditën e djeshme, 20 dhjetor ka  shtuar masat e sigurisë në të gjitha selitë diplomatike. Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat përreth saj.
Burime nga  policia e shtetit  kanë bërë me dije se në terren janë dhe agjentë të antiterrorit dhe ata te shërbimit informativ. Edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme, masat vijnë pas kërkesës së vetë autoriteteve ruse për të gjitha ambasadat e saj.
Por ngjarja e rëndë mesa duket ka diktuar përforcimin e masave edhe në selitë e tjera diplomatike. Ndërkohë e gjithë policia e shtetit që prej ditës së djeshme ka kaluar në shërbim të përforcuar.
amb_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY