Një krim i mundshëm në një lokal në Tiranë, është parandaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia ka vendosur në pranga një 46-vjeçar nga Shkodra.
Në pranga në flagrancë është vënë Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër. Ky person, në ambientet e një lokali, dyshohet se ka kanosur me një armë zjarri, 42-vjeçaren me inicialet Q. N., banuese në Tiranë, kameriere e lokalit.
Pamjet tregojnë arrestimin e shkodranit, të cilit iu sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/