‘I kam fobi njerëzit e shëmtuar’, Aurela sqaron deklaratën pas kritikave të...

‘I kam fobi njerëzit e shëmtuar’, Aurela sqaron deklaratën pas kritikave të ndjekësve

160
0
Shares

Aurela Hoxha, modelja e njohur, i habiti të gjithë me deklaratën e saj në emisionin Pop Culture, teksa shprehej se i kishte fobi njerëzit e shëmtuar.

Madje, ajo e pranoi publikisht duke ndarë me ndjekësit dhe një rast të fëmijërisë së saj.

Kelvi e pyet nëse ajo i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme.  Dhe përgjigja e Aurelës ka qënë:

”Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja”. 

Kjo deklaratë u komentua gjerë e gjatë në rrjetet sociale dhe Aurelës kjo gjë nuk i ka pëlqyer. Mesa duket ne e paskemi keqkuptuar dhe Aurela na sqaron.
Në një reagim në Instagram, ajo është shprehur se e kishte fjalën për ata njerëz që nuk janë të bukur por të ëmbël dhe që ju lexohet në fytyrë shpirti i mirë:

“Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukurie, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY