VIDEO/Jepen çmimet për gazetarët më të mirë në Shqipëri

VIDEO/Jepen çmimet për gazetarët më të mirë në Shqipëri

360
0
Shares

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë çmimet “Vangjush Gambeta”, përmes një ceremonie zhvilluar ditën e sotme në në Hotel Tirana, pjesë e së cilës ishin edhe Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Me çmime janë vlerësuar emrat më të mirë të gazetarisë, të cilët kanë qenë të saktë, të palodhur dhe gjithmonë në kërkim të së vërtetës.

Më çmime janë vlerësuar: 

Gazetarja Dorina Azo ka fituar çmimin për raportimin më të mirë në shtypin e shkruar në Shqipëri.

Gazetarja Eriola Jata ka fituar çmimin për raportimin më të mirë ekonomik në median audiovizive në Shqipëri.

Gazetari Onerd Xhaferi ka fituar çmimin për raportimin më të mirë ekonomik nga Kosova dhe Maqedonia.

Gazetari Lavdim Hasimi ka fituar çmimin për raportimin më të mirë nga Kosova.

Çmimin për raportimin më të mirë për vitin 2018 e ka fituar gazetarja Anila Hoxha.

Çmimin për reporteren më të mirë e ka fituar gazetarja Klodiana Lala.

Edicioni i 10-të i ndarjes së çmimeve “Vangjush Gambeta” këtë vit u organizua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, mbështetur nga Japan International Tabacco.

Ndahen çmimet vjetore 2018 për gazetarët nga UGSH

Publiée par Unioni i Gazetareve Shqiptare sur Vendredi 16 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY