Rikthehen gjyqet për Berlusconin, çështja ‘eskortë’ fut në telashe ish-kryeministrin

Rikthehen gjyqet për Berlusconin, çështja ‘eskortë’ fut në telashe ish-kryeministrin

113
0
Shares

Në 4 shkurt të vitit 2019, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi do të dalë sërish përpara gjyqit.

Mediat italiane shkruajnë se këtë herë është i akuzuar se ka paguar një dëshmitar të japë dëshmi të rreme mbi festat e tij të famshme.

Rasti në fjalë ka të bëjë rreth viteve 2008-2009 kohë kur biznesmeni, Giampaolo Tarantini dërgoi disa vajza eskortë në festat e organizuara nga Berlusconi në rezidencat e tij në Romë dhe Sardenjë.

Por, Tarantini është duke apeluar një dënim me 8 vite burg, për menaxhimin e prostitutave në favor të Berlusconit, gjë e cila e implikon dhe ish-kryeministrin.

Ish-kryeministri akuzohet se ka paguar Tarantinin që të heshtë, e të mos tregojë më shumë detaje të tmerrshme nga festat e tij.

Më tej mediat italiane shkruajnë se Prokurorët Pasquale Drago dhe Eugenia Pontasuglia  kanë deklaruar se kryeministri u ka ofruar sipërmarrësve Gianpaolo Tarantini, përmes avokatëve dhe gazetarit e themeluesit të së përditshmes “L’avanti”, Valter Lavitola, një punë, qindra mijëra euro cash e interesa financiare në shoqërinë Finmecanica.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY