Media maqedonase: Gruevski është ende në Shqipëri, sonte niset me skaf drejt...

Media maqedonase: Gruevski është ende në Shqipëri, sonte niset me skaf drejt Turqisë

132
0
Shares

Vazhdon misteri i vendndodhjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski.

Ndërkohë që autoritetet shqiptare konfirmuan se ai ka dalë nga territori shqiptar mesditën e datës 11 nëntor, një ndër televizionet më të mëdha në Maqedoni pretendon të kundërtën.

24 News TV e Shkupit në emisionin e mëngjesit, duke iu referuar burimeve sipas tyre shumë të sigurta nga Shqipëria, pohon se Gruevski ndodhet ende në territorin shqiptar dhe fshihet në zonën Vlorë-Sarandë.

Televizioni maqedonas pretendon se Gruevski planifikon të niset sonte me një skaf për në Turqi, ku sipas tyre ka marrë garanci se do t’i jepet azil.

Ndërkohë ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi përmes një deklarate për shtyp vërtetoi se Gruevski më 11 nëntor ka hyrë në Mal të Zi dhe të njëjtën ditë është larguar nga vendi.

Policia malazeze nuk ka dhënë detaje se nga cili vendkalim kufitarë ka hyrë ish-kryeministri i Maqedonisë. /abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY