E plagosën rëndë me granatë, zbulohet e kaluara e errët e pronarit...

E plagosën rëndë me granatë, zbulohet e kaluara e errët e pronarit të lokalit në Elbasan

160
0
Shares

Pronari i një lokali në Elbasan, Albert Alterziu, po lufton për jetën në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

32-vjeçarit i hodhën granatë kur sapo kishte hapur lokalin mëngjesin e sotëm, në lagjen Partizani.

Në kuadrin e hetimit që Policia ka nisur për zbulimin e autorit, zbulohet edhe e kaluara e errët e Alterziut: në moshën minorene ai ka kryer një vrasje, për të cilën edhe ka kryer dënimin. Por vite më pas, ai është plagosur edhe më thikë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY