Policia kap autorin e plagosjes së mbrëmshme në Vlorë, Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me thikë, shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/