Grekët e bëjnë hero, një bust dhe një rrugë me emrin e...

Grekët e bëjnë hero, një bust dhe një rrugë me emrin e Kacifas

139
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Agros në Greqi, ka propozuar këtë të enjte, që në kujtim të Konstantinos Kacifas, të riun që u vra nga policia shqiptare gjatë përplasjes së armatosur nga ana e tij me forcat RENEA në Bularat, të ndërtohet një bust i tij dhe një rrugë të ketë emrin e Kacifas.

Sipas tij, ky është një akt i mire, pasi edhe historia moderne duhet t’i paraqitet qytetarëve.

Dimitris Kambosos e quajti vrase vdekjen e 35-vjeçarit, duke kritikuar njëherësh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe atë të Greqisë, Tsipras.

Konstantinos Kacifas u vra nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pasi ai gjuajti me armë ndaj autoriteteve shqiptare. Po ashtu, Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur

Emri i Konstantinos Katcifas do t’i jepet një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos.
Tashmë grekët kanë vendosur që ta shpallin hero, Kostantinos Kacifas-in.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY