Skema e arratisjes së Gruevskit nga Hani i Hotit

Skema e arratisjes së Gruevskit nga Hani i Hotit

132
0
Shares

Ish kryeministri maqedonas  Nikolla Gruevski besohet se ka përdorur Tiranën për të kaluar në Hungari. Një media e Tiranës publikoi sot një skenar të arratisjes ku përfshihet edhe numri TIMS.

Gazeta “TemA” mëson se ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar. Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se:

“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan “TemA”.

Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg. Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale.

Një media serbe raportoi sot se Gruevksi u largua përmes Rinasit me një avion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY