Një person humbi jetën sot në Lezhe, pasi kamioni me të cilin udhëtonte i mbushur me lende narkotike u rrëzua në një terren të vështirë malor.
Viktima është Tonin Ndreca 34 vjec. Policia ben me dije se aksidenti ndodhi ne rrugen rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor.
“34 vjeçari, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën. Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva”- njofton policia.
Informacion paraprak:
Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.
Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.
Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/