A iku Gruevski përmes Tiranës në Hungari

A iku Gruevski përmes Tiranës në Hungari

118
0
Shares

Disa media në Tiranë publikuan sot një lajm të mediave serbe përmes të cilit informohej se ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka arritur të largohet në Hungari përmes Shqipërisë.

“Ish-kryeministri maqedonas ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, dhe më pas është pranuar në ambasadën e Hungarisë për tu pajisur me dokumentat e nevojshme për të kaluar kufirin. Kompania “Malev” mëngjesin e të nesërmes ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest.

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë është në Budapest, ku ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Në Shkup ai shmangu dënimin me dy vite burg, ku akuzohet për rastin “Tanku”, pasi bleu një Mercedes Benz luksoz me vlerë 580 mijë euro.

Burimet pranë qeverisë thanë se policia ishte gati ta arrestonte Gruevskin, i cili kaloi kufirin maqedonas-shqiptar me pasaportë false dhe në mënyrë të paligjshme u nis drejt Tiranës dhe më pas fluturoi drejt Budapestit. Të njëjtat burime thanë se ekuipazhi i avionit nuk kishte asnjë ide se kush ishte pasagjeri me kapele dhe syze dielli, të cilat nuk i kishte hequr as në aeroplan.

Ishte ora 10:00 e mëngjesit kur hyri në fuqi urdhëri maqedonas për të arrestuar Nikolla Gruevskin, por në atë kohë ai kishte mbërritur në Budapest, ku dërgoi një mesazh të ngrohtë për autoritetet në Shkup ku thoshte se e do Maqedoninë dhe do të jetë gjithmonë me të. Por natyrisht liria më e rëndësishme.

Autoritetet në Shkup kishin arsyet e tyre të forta për të arrestuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Por tani është shumë vonë, pasi “zogu” është arratisur dhe tani autoriteteve u mbetet të gjejnë se kush e ndihmoi Gruevskin të largohej nga Shkupi”, shkruan politika.rs.

Gazeta serbe thotë se largimi nga Tirana drejt Budapestit u bë përmes një avioni të MALEV, por në fakt linja mes Tiranës dhe Budapestit nuk funksionon prej kohësh. Po ashtu autoritetet maqedonase nuk ka njoftuar për një kalim në Shqipëri të Gruevskit.

Pavarësisht se media serbe nuk përmend burime në lajmin e saj, është e cuditshme lidhja që ka bërë Beogradi për të përfshirë edhe Tiranën në arratisjen e Gruevskit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY