Sulmohet me tymuese dhe flakadanë Bashkia e Tiranës, konfrontim me policinë

Sulmohet me tymuese dhe flakadanë Bashkia e Tiranës, konfrontim me policinë

226
0
Shares

Banorët kanë sulmuar me tymuese hyrjen e bashkisë sot paradite gjatë protestës së zhvilluar në kërkim të kompesimit të plotë të ndërtimeve që do prishen për shkak të unazës së Re. Nderkohe qe jane perleshur me policine ne deren e bashkise.

Banorët kanë refuuzar sot paketën e qerave që kompesohen nga bashkia duke kërkuar ruimbursim të plotë të kosotve të ndërtimit.

Disa qindra banorë të Unazës së Re vijuan sot protestën para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shpërblimin 100% të shtëpive dhe bizneseve që priten të prishen përgjatë zbatimit të projektit të Unazës së Re.

Banorët thërrasin kundër Kryetarit të bashkisë i cili u quajti një ditë më parë ‘shpellarë’ ndërkohë që kanë refuzuar edhe shpjegimin e tij se cilësimi ishte për drejtuesit e PD-së.

Përfaqësues të banorëve thanë se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe do të pendojnë projektin derisa të vendsoet për dëmshpërblimin e banesave.

Ndërkohë mësohet se Aluizni i Tiranës po bën matje fiktive në të gjithë zonën për të sfumuar protestën dhe mbajtur banorët pranë shtëpive, ndërkohë që një pjesë e tyre tashmë janë legalizuar ndërsa të tjerat janë në proces legalizimi.

Këshilli bashkiak shtyu mbledhjen e tij që ishte caktuar në orën 11.00 të paradites për shka të fyerjeve që Veliaj u ka bërë protestuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY