Zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe nje prokuror i Krimeve të Rënda kanë ardhur në Shkodër mëngjesin e sotëm.
Ardhja e tyre ka të bëjë me vrasjen e Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehajt paraditen e 14 nëntorit pranë merkatës së Rusit ne Shkodër.
Nga Tirana ka shkuar në Shkodër drejtori i krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka njekohesh ish drejtor në policine vendore te Shkodres dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.
Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda. Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.
Ende policia nuk ka asnje autor të dyshuar për vrasjen e Fatos Ferracaku dhe plagosjen e Fatmir Mehaj të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjeter e priti me një motor duke u larguar sebashku.
Motori u gjet i djegur ne zonen periferike te Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa të shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autorët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/