Policët e New Yorkut që përcollën eshtrat e Mid’hat Frashërit ishin me...

Policët e New Yorkut që përcollën eshtrat e Mid’hat Frashërit ishin me origjinë shqiptare

133
0
Shares

Eshtrat e një prej personaliteteve më të shquara kombëtare, Mid’hat Frashëri, gjatë ceremonisë së zhvarrosjes në SHBA, u shoqëruan nga anëtarë të policisë së Nju Jorkut me origjinë shqiptare.

Qeveria shqiptare vendosi që eshtrat e personalitetit të shquar të letrave shqiptare të zhvarroseshin në SHBA dhe të ktheheshin në atdhe.

Ai vdiq nga një sulm në zemër në Lexington Hotel në Lexington Avenue në Nju Jork dhe është varrosur në Long Island në Nju Jork në vitin 1949.

69 vite pas vdekjes, u përmbush amaneti i mendimtarit të Kombit Mit’hat Frashëri, për t’u prehur në atdhe.  Eshtrat e tij mbërriten dje në Shqipëri, ndërsa qeveria kishte vendosur për këtë akt disa muaj më parë.

Në aeroportin e Rinasit mbërriti mëngjesin e djeshem arkivoli me eshtrat e Mid’hat Frashërit. Për të nderuar këtë figurë të shquar të kombit ishin të pranishëm personalitete shtetërore, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, intelektuale e studiues, të afërm të familjes. Më pas homazhet për të nderuar patriotin shqiptar u zhvilluan te Akademia e Shkencave.

Ndërsa ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij u zhvillua në Parkun e Madh të Tiranës, ku Mid’hat Frashëri do të prehet pranë vëllezërve Frashëri.

Edhe në këtë ceremoni shtetërore morën pjesë personalitete të shquara të letrave dhe kulturës, studiues, politikanë dhe të afërm të familjes Frashëri.

Studiuesi Aurel Plasari dhe kryeministri Rama vlerësuan figurën e Mit’had Frashërit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY