Presidenti Nishani dekoron Himarën me “Nderi i Kombit”

Presidenti Nishani dekoron Himarën me “Nderi i Kombit”

120
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” Krahinën e Himarës me motivacionin: “Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.

Presidenti Nishani vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Lefter Çipën me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për mbajtjen gjallë të vlerave më të mira kulturore, tradicionale të bregdetit të Himarës, si një interpretues me nivel të lartë dhe krijues i suksesshëm poezish e këngësh, që janë kthyer në perla të iso-polifonisë himarjote”, Neço Mukon (pas vdekjes) me motivacionin: “Si një nga studiuesit dhe krijuesit e talentuar të trashëgimisë folklorike himarjote. Me virtuozitetin e tij të rrallë mundësoi përçimin e vlerave folklorike kombëtare brenda dhe përtej kufijve”, Odhise Kasnecin (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të çmuar për Pavarësinë e Atdheut, për rolin e tij të jashtëzakonshëm në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe për ndihmesën e dhënë në përhapjen e dijes e shkollave shqipe”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u nderuan nga Kreu i Shtetit Koço Çakali (pas vdekjes) me motivacionin: “Për talentin e tij të spikatur në interpretimin e këngës polifonike himarjote. Me artin dhe mjeshtërinë e tij të të kënduarit, ka arritur të lartësojë eposin kulturor të krahinës së tij” dhe Dhamiano Bollano (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të vyer si veprimtar shoqëror, si njohës i mirë i historisë dhe traditave himarjote, me ndikim të madh në informimin dhe edukimin intelektual të shoqërisë shqiptare”.

 

Me Titullin “Naim Frashëri”, u vlerësua Ansambli Artistik “Bejkë e Bardhë”, Pilur: “Për nivelin e shquar artistik, shkallën e lartë të interpretimit dhe origjinalitetin e transmetimit të thesarit të këngës e valles pilurjote. Me talentin dhe virtuozitetin e tij, ky ansambël ka shënuar një faqe të veçantë në historinë e polifonisë shqiptare” si dhe Grupin karakteristik të Himarës me motivacionin: “Për ruajtjen e traditës, riteve dhe kostumeve popullore dhe interpretimin e valleve, melodive, si dhe për transmetimin e këngës tipologjike himarjote me një nivel të lartë artistik. Me interpretimin e tij virtuoz, ky grup ka mbajtur gjallë dhe ka ngritur lart nivelin etnokulturor të krahinës së Himarës”.

 

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti i Republikës, shprehu kënaqësinë personale dhe institucionale për praninë Tij në Himarë duke falënderuar nga zemra për mikpritjen, ngrohtësinë, kulturën, civilizimin kaq evidente dhe epike njerëzve në këtë krahinë simbol të patriotizmit shqiptar ndër shekuj.

Presidenti solli në kujtesën e të pranishmëve Neço Mukon krijuesin i grupit polifonik “Malet e Vetëtimës” i cili së bashku me këngëtaren Tefta Tashko regjistroi në Paris një disk me këngët virtuoze të trevës së Himarës si: “Mbeçë more shokë mbeçë”, “Vajza e valëve”, “Erdhi prilli shkriu bora”, etj. “Vajza e valëve”, që shkenca muzikore shqiptare i ka vendosur krye të muzikës shqiptare. “Kurbeti ka qenë për Himarën një epokë e dhimbshme krahinore që la në mënyrë të pakthyeshme edhe gjurmë në fizionimë e saj.

Ndërsa i bëri homazh dashurisë për arsimin që ka shoqëruar në shekuj këtë zonë, Kreu i Shtetit solli në vëmendje edhe një prej figura më të shquara të publicistikës, që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, Petro Marko një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë, lindur dhe edukuar në këtë trevë.

Në fjalën e tij, Presidenti Nishani preku edhe genin e shquar të himarjotëve, trimërinë që na frymëzon, artin kulturën, poemën, shpirtin e gjallë të të parëve të tyre që i ka bërë dhe i bën nder përjetësisht identitetit të shqiptarit. “Në saje të kontributit tuaj janë natyrshëm punonjësit e kulturës ata shkrimtarë dhe artistë që veten e tyre e kthyen në emblemë të Shqipërisë. Petro Marko si shkrimtar e Andra Varfri si studiues, Dhimitër Anagnosti si regjisor filmi e Robert Ndrenika si aktor filmi dhe teatri, Spiro Dumi si regjisor teatri apo Lefter Çipa si princi i pashpallur i muzikës popullore, janë thjesht disa maja në vargun e personaliteteve që ka nxjerrë Himara” – cilësoi Kreu i Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY