FOTO/PD nxjerr faktet për buxhetin e ri: Rriten taksat dhe pasurohen oligarkët

FOTO/PD nxjerr faktet për buxhetin e ri: Rriten taksat dhe pasurohen oligarkët

100
0
Shares

Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat, tha se borxhi publik rritet nga 72% ne 85% te Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Referuar llogaritjeve të fundit, deputetja e Partisë Demokratike, shpjegoi se dhe metoda e fundit e PPP-ve, në fakt u ka kushtuar shqiptarëve deri më tani 2.2 mld euro.

Tabaku u shpreh se ata që votojnë buxhetin e ri kanë votuar për buxhetin e oligarkëve.

Deklarata e plotë

Këto ditë qytetarët janë bërë dëshmitarë sesi një grushti i vogël biznesesh dhe qeveritarësh po bëjnë një buxhet të korruptuar, që pasuron pakicën dhe varfëron shumicën. Shqiptarët e varfëruar për gjashtë vjet nga taksat e larta dhe jetesa e shtrenjtë, ata që enden qyteteve të papunë, ata që nuk mbyllin dot muajin dhe shumë të tjerë që jetojnë me sakrifica të përditshme vazhdojnë të ndjejnë braktisjen e qeverisë, që mendon vetëm për një grusht klientësh.

Tanimë është faktuar nga të gjitha drejtimet se kjo bandë që sot qeveris vendin nuk mendon vetëm si të vjelë sa më shumë para nga xhepat e shqiptarëve, por edhe si të shpërdorojë sa më shumë para nga buxheti dhe arka e parave publike. Metoda e shpikur vetëm nën këtë qeverisje dhe bekuar me emrin gjoja perëndimor të PPP-ve u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 mld euro. Një shifër që është e barabartë me 31% të produktit të brendshëm bruto. Ndërsa 40% e qytetarëve të këtij vendi kanë marrë rrugën e pakthim të kurbetit dhe kërkesës për strehim politik, një grusht i vogël klientësh të qeverisë me kukullat e tyre në krye të ministrive kanë përgatitur një nga vjedhjet më të bujshme dhe më të frikshme të këtyre 2 dekadave pluralizëm.

Sipas të dhënave të vetë buxhetit të shtetit, projekti i hajdutërisë “1 mld euro” është vlerësuar me rritje në çdo PPP që qeveria ka programuar apo ia ka dhënë ndonjë prej oligarkëve. Ky buxhet i cili parashikon rritjen e kostos për 1 kilometër rrugë nga 1 mln euro në 11 milionë euro është dëshmia më e qartë e asaj vjedhje tanimë të ligjëruar me Ligjin e Buxhetit që kjo mazhorancë do të kryejë vitin e ardhshëm. Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 mln euro, duke ia hequr këtë investimeve normale në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla. · Janë 2.1 miliardë dollarë për 14 kontrata PPP – klientele e qeverise. · Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, te gjitha para qe do të paguhen nga xhepat e shqiptareve. · Borxhi publik rritet nga 72% ne 85% te Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro. Kushdo që voton buxhetin 2019 në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë.

Partia Demokratike është e vendosur që të bëjë gjithçka ky buxhet skllavërues për shqiptarët të jetë buxheti I fundit I kësaj qeverie! Partia Demokratike është e vendosur ta çlirojë tregun nga tentakulat e oligarkëve dhe monopolistëve dhe me ligjin antimafia t’u kthejë shqiptarëve pasuritë e grabitura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY