Vasili: Kush e ka kapur për fyti kryeministrin që gënjen për Tahirin?

Vasili: Kush e ka kapur për fyti kryeministrin që gënjen për Tahirin?

125
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili është ndalur tek çështja e Saimir Tahirit, duke akuzuar Edi Ramën se po mashtron publikisht.

Referuar deklaratës së ambasadorit të BE, se hetimet për Tahirin po vazhdojnë dhe duhet të flasim pas vendimit të gjykatës shqiptare, Vasili thotë se Rama ka hall, që gënjen për Tahirin duke pretenduar të kundërtën.

Reagimi i plotë

BE e qartë, po Edi Rama ku e kanë zënë për fyti që gënjen për Tahirin??
Rama ç’hall ka, kush e ka kapur për fyti, ç’siklet e ka mbërthyer, që gënjen paturpësisht për Tahirin dhe thotë që çështja është mbyllur.

Ja çfarë deklaron Rama:

“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinët në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani”.

 Ambasadori i BE ne Tirane Soreka publikisht deklarohet qartë dhe mënyrë koherente.
Ja se ç’deklaron Ambasadori i BE në Tiranë Soreka:
Pyetje: Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë?
“Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.”
Pyetje: Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali?
“Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.”
Ja çfarë kryeministri i kapur për fyti drejton qeverinë.
Çdo koment tjetër është i panevojshëm pasi mashtrimi publik i kryeministrit është tepër i qartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY