Letra e pa publikuar më parë, çfarë shkruante gruaja e Schumacher-it pas...

Letra e pa publikuar më parë, çfarë shkruante gruaja e Schumacher-it pas aksidentit

109
0
Shares

Familja e Michael Schumacher rrallë herë flet për gjendjen e tij  që kur ka pësuar dëmtime të trurit në një aksident me ski në vitin 2013.

Por një lajm i fundit vjen nga Corinna Schumacher, 49 vjeçarja, e cila shkruante për bashkëshortin e saj,duke na dhënë një pasqyrë të rrallë të gjendjes së kampionit të Formula 1.

Disa muaj pas datës  29 dhjetor 2013, kur Schumacher u aksidentua dhe kaloi në gjendje koma, Chorinna kishte shkruar një letër, në të cilën e cilësonte bashkëshortin e saj si luftëtar.

Ajo ia shkroi letrën artistit gjerman Sascha Herchenbach, pasi ai shkroi këngën “Born To Fight” në nder të Schumacher dhe i dërgoi një CD të këngës.

Herchenbach tha se ai nuk priste kurrë të merrte një përgjigje, por mori një letër të shkruar me dorë.

Pjesë nga letra:

Doja t’ju falënderoj sinqerisht për mesazhin tuaj dhe dhuratën e bukur, që do të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë. Është mirë të marrësh kaq shumë urime dhe fjalë që shprehin mirësi, është një mbështetje e madhe për familjen tonë. Të gjithë e dimë se Michael është një luftëtar dhe nuk do të heqë dorë”, i shkroi ajo.

 

Fansat që ende mbajnë shpresën për legjendën e garës  u inkurajuan nga një mesazh që vajza e tij Gina-Maria kishte postuar në Instagram nëntorin e kaluar.

Ka vetëm një lumturi në këtë jetë, të duash #keepfighting”, shkruante ajo.

Shumica e përditësimeve mbi gjendjen e Schumacher kanë ardhur përmes raporteve të pakonfirmuara, duke përfshirë një në vitin 2015 se ai kishte pësuar humbje të memories, dhe nuk mund të fliste, por reagoi ndaj zërave të familjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY