Zyrtare nga policia, qëllohen biznesmeni dhe miku i tij në Shkodër

Zyrtare nga policia, qëllohen biznesmeni dhe miku i tij në Shkodër

179
0
Shares

Policia ka dhënë informacionet e para zyrtare lidhur me atentatin në Shkodër mesditën e sotme. Ajo konfirmon vrasjen e biznesmenit Fatos Ferracaku dhe plagosjen e mikut të tij, Fatmir Mehaj.

DUke iu referuar policisë, autorët janë ende të lirë dhe është vënë në kërkim të tyre. Nga ana tjetër, gjendja e të plagosurit është më mirë, duke e kaluar rrezikun për jetën.

Informacioni i policisë

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. 

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY