FOTO/Atentat në Shkodër, kush është viktima dhe i plagosuri

FOTO/Atentat në Shkodër, kush është viktima dhe i plagosuri

273
0
Shares

Qyteti i Shkodrës është tronditur këtë mesditë nga një ngjarje kriminale e ndodhur vetëm para pak minutash.

Mësohet se ka qënë një atentat ndaj dy personave. Burimet bëjnë me dije se nga të shtënat një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima dyshohet se është Fatos Ferracaku, dhe është plagosur dhe miku i tij Fatmir Mehaj, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Vrasja ka ndodhur në Shkodër në zonën e njohur si Markata.  Të shtënat kanë ardhur nga një motor, pasi është gjetur dhe një i tillë disa metra nga vendi i krimit. Autorët i kanë vënë flakën motorcikletës pas vrasjes.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasjese dhe plagosje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY