Bastet online, goditet organizata kriminale në Itali, shtrirje dhe në Shqipëri

Bastet online, goditet organizata kriminale në Itali, shtrirje dhe në Shqipëri

146
0
Shares

Një operacion i fundit nga policia italiane ka ndërmarrë ka zbuluar një organizatë kriminale që ushtronte një aktivitet të paligjshëm me bastet online.

68 persona janë arrestuar si të përfshirë në aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në transferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.

Gjatë operacionit, Antimafia italiane ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro, raportoje mediat vendase.

Çfarë bënte konkretisht organizata?

Organizata kriminale  me bazë në Puglia, Katania e Calabri e kishte shtrirë aktivitetin e  saj në 11 shtete të ndryshme si Shqipëri, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.

Hetimet dhe vëzhgimet nga policia e Prokuroria italiane, zbuluan që vlera e basteve kapërcente 4,5 miliardë euro të luajtura në platforma të ndryshme on line që menaxhoheshin nga anëtarët e organizatës.

Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet janë investuar në pasuri të patundshme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY