Ish-ministri: Rama i vetmi kryeministër që i thotë popullit të vet ‘vrituni...

Ish-ministri: Rama i vetmi kryeministër që i thotë popullit të vet ‘vrituni ju që të marr frymë unë’

143
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar sërish veprimet dhe fjalët e qeverisë, sidomos pas fjalës së fundit të përmendur nga rilindja, drejtuar banorëve të Astirit, të cilët i quajtën ‘shpellarë’.

Manjani shkruan se  kryeministri ynë është i vetmi që i thotë popullit ‘vrituni me të tjerët’, duke thënë se ata që votojnë Rilindjen e meritojnë etiketimin ‘Shpellar’.

Reagimi i plotë

Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”!

Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!

Rëndë shumë!

E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!

Apo për PPP e koncensione!

Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY