Pas urdhër-arrestit për Gruevskin, prangoset ish-ministri në Maqedoni

Pas urdhër-arrestit për Gruevskin, prangoset ish-ministri në Maqedoni

95
0
Shares

Policia e Maqedonisë ka arrestuar Ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Kirill Bozhinovski.

Ata janë arrestuar mbremë vonë dhe janë vendosur në burgun e Shuto Orizares.

Kërkesën për paraburgim e ka dorëzuar Prokuroria Speciale,dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale.

Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevskit, i cili u arratis për në Hungari duke qenë i dënuar me 2 vite burg dhe për të mos shkuar në një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.

Janakieski dhe Bozhinovski janë nën hetime në rastin “Talir”, ndërsa janë të akuzuar në disa lëndë tjera mes të cilave edhe në rastin “Titanik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY