Kjo lojë në internet mashtron fëmijët, pedofilët u kërkojnë foto nudo

Kjo lojë në internet mashtron fëmijët, pedofilët u kërkojnë foto nudo

199
0
Shares

Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar dhe ka ngritur alarmin se loja ‘Fortnite’, një lojë shumë popullore për fëmijët, është në fakt burimi i rrezikut për të rënë pre e pedofilzmit online.

Agjensia e zbatimit të ligjit thotë se opsioni ‘chat’ mes lojtarëve në internet nuk mund të hiqet, domethënë që nënat dhe baballarët nuk janë në dijeni nëse fëmijët e tyre janë duke biseduar me të huajt online.

Loja, e cila përmban deri në 100 lojtarë që luftojnë për të qenë personi i fundit i gjallë në një lojtar kundrejt luftëtarëve, është duke u shndërruar jashtëzakonisht  në rrezik. Në Britani të Madhe,  shumë të rinj kanë pohuar se po ndërpresin mësimet e shkollës, sepse ata janë kaq të varur nga loja.

Pasi i gjejnë në Instagram, pedofilët mashtrojnë fëmijët duke i kërkuar poza nudo dhe performanca të akteve seksuale. Ata thonë se do ti ndihmojnë në lojën Fortnite duke i dhënë një kod special.

Tani Agjencia ka ndërhyrë për t’i bërë të rriturit të vetëdijshëm për rreziqet, duke deklaruar se Fortnite është jashtëzakonisht i afërt me fëmijët dhe adoleshentët në të gjithë vendin. Ajo përmban chat tekste që nuk mund të çaktivizohen, kështu që është e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit të kuptojnë se rreziqet lidhen me lojën.

Muajin e kaluar, një nënë nga Merseyside tregoi se si ndërhyri kur djalit të saj 12-vjeçar iu ofrua 50 dollarë për të kryer “marrëdhënie seksuale” gjatë lojës  nga një njeri duke e joshur atë në internet.

Gjithashtu, në një kërkim në Internt, kjo lojë ka akses dhe në Shqipëri ndaj është e rëndësishme të kuptohen rreziqet dhe të parandalohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY